Tetë persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” të Pejës pas një përleshjeje fizike në mes vete me ç’rast kanë përdorur edhe armë zjarri.
Nuk është raportuar për të lënduar, por gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 12 fishekë, një brisk, një gëzhojë dhe 35 fishekë.
“Janë arrestuar tetë te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit janë përleshur fizikisht ne mes vete me ç’rast kane përdor eshë arme zjarri. Nuk raportohet për te lënduar ndërsa , gjate kontrollit tek disa te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri-pistolete me një karikator me 12 fishek , një brisk , një gëzhojë dhe 35 fishek te kalibrit 9x19mm”, ka njoftuar PK’ja.
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
VIDEO
loading...