Këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli ka pas vetes një karrierë të bujshme, me këngë të njohura patriotike e popullore.
Këngëtarja ishte prezente në jetën muzikore të para luftës, e është mjaftë aktive edhe sot e kësaj dite.
Shyhretja u lind në fshatin Mushtisht të Therandës, ku kreu shkollimin fillor, ndërkaq të mesmen e kreu në Prizren.
Por, a ishte në fakultet këngëtarja e njohur? Ndoshta nuk e dinit, por Shyhrete Behluli e ka kryer Fakultetin Filologjik në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.
Të kujtojmë që familja e saj ka patur një traditë muzikore, jo publike. Ajo këngës ju përkushtua me të gjitha forcat e saj, dhe kurrë s’është ndarë nga ajo. /Kosovarja/