Moderatorja simpatike Elita Rudi po i jep fund beqarisë sonte, shkruan Kosovarja.
Dashurinë tashmë prej disa vitesh, me reperin Asdren Gjikolli-Gjiko, ajo po e kurorëzon në një ceremoni padyshim mjaft madhështore, por pa praninë e medieve.
Çifti, që nga nisja e përgatitjeve të para, nuk resituan e i publikuan disa detaje mjaft interesante.
Duke filluar nga ‘Paja e nusërisë’ e deri tek ftesa e dasmës, që ishin diçka e rrallë, krahasuar me ato që jemi mësuar t’i shohim.
E tani, Elita, përmes një imazhi, zbuloi se ka nisur rregullimin, gjë që nuk vihet në dyshim se do të jetë një nuse e jashtëzakonshme.
loading...