Tara është vajza e cila përgdhelet aq shumë edhe nga Teuta dhe Adonsi, por edhe nga babai Blero dhe e fejuara e tij Afrona, shkruan Kosovarja.
Një relacion aq të shkëlqyer kanë treguar edhe Afrona më Tarën ku për çdo takim ato kanë ofruar imazhe që përshkruajnë lumturinë e tyre. Është kjo njëra nga shenjat pozitive që mund të ketë një lidhje e Bleros dhe Afronës që përçohet edhe të vajza.
Por edhe në mes Afronës dhe Teutës ekziston një klimë shumë pozitive, ato të dyja kanë deklaruar se disponojnë komunikim të mirë, dhe nuk kane pse mbajnë inate apo zili ndaj njëra tjetrës për asnjë gjë.
E kjo e tregon më së miri raportin e tyre, deri sa Teuta ka publikuar një fotografi të Tarës për një fillim të mbarë të viti shkollor. Reagimi i Afronës vjen më një pëlqim të këtij imazhi të këndshëm. /Kosovarja/
loading...