Alban Mehmeti, këngëtari i muzikës popullore dhe argëtuese, është tejet i pëlqyer nga masa e gjerë e publikut, shkruan Kosovarja.
Veçanërisht për sezonën e dasmave, Albani është tejet i angazhuar pasi që kërkesat për ta pasur atë në ahengje të mëdha familjare, po e bëjnë të tillë.
Kur flitet për pjesën e tij private, krejt çka dihet është martesa me bashkëshorten Fjolla Svirca dhe dy fëmijët e tij simpatik.
Detaje tjera nga personalja, këngëtari i ruan me fanatizëm të plotë.
Aktivitetin në llogaritë sociale, Albani nuk e ka aq në nivel sa bashkëshortja e tij Fjolla, e cila si çdo herë tjetër, edhe sot, ka ndarë disa imazhe të veçanta.
Është nëna e saj, një zonjë e cila paska trashëguar tiparet e bukurisë së saj tek e bija.
loading...