One Click

Loading...

4:48 AM

loading...
Shpresa Rama, ish-drejtoresha e Kulturës nga radhët e PDK-së në qytetin e Vushtrrisë, është emëruar këshilltare në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashit. “Jam me fat që do të punoj si Këshilltare për Rini e Ministrit Kujtim Gashi, i cili për shumë vite ka drejtuar Sektorin e Rinisë në Komunën e Prizrenit dhe e njeh nga afër këtë fushë” shkroi ajo në Facebook, transmeton Periskopi. Tutje, ajo ka vazhduar me fjalë lavdëruese për bashkëpartiakun e saj. Përveç kësaj, ajo ka qenë dhe kryetare e forumit rinor në PDK. Më poshtë e shihni postimin e plotë Të dashur të rinjë nga e gjithë Kosova, ju njoftoj që prej sot do të jem zëri juaj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Jam me fat që do të punoj si Këshilltare për Rini e Ministrit Kujtim Gashi, i cili për shumë vite ka drejtuar Sektorin e Rinisë në Komunën e Prizrenit dhe e njeh nga afër këtë fushë. Edhe në kohën sa ka qenë Kryesues i Kuvendit, gjithmonë ka qenë në mbështetje të të rinjve, prandaj konsideroj që kjo kohë sa do të shërbejmë në Ministri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë pa dyshim “Koha e të rinjve”. Të gjitha ato synime, projekte që për shumë vite i kemi diskutuar e diskutuar nëpër konferenca e tryeza, do t’i jetësojmë në praktikë. Ju premtoj që do të punoj me përkushtim, që bashkë me Ministrin Gashi, ta fuqizojmë rininë dhe ta mbështesim pa rezervë.
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...
loading...
Loading...

One Click

Loading...