Juan Mata rezultoi i suksesshëm me fondacionin e tij Common Goal, në ndarjen e 1 për qind të pagës.
Mesfushori spanjoll i Manchester United, Juan Mata krijoi një iniciativë për të afruar akoma më shumë futbollin me personat në nevojë.
Ideja e këtij fondacioni është që çdo futbollist, ashtu sikurse edhe ai, të japë 1% të pagës për bamirësi për llogari të “Common Goal”.
Apeli i spanjollit nuk ra në vesh të shurdhër. Janë të shumtë ata futbollistë që i janë përgjigjur pozitivisht nismës së Matës, duke u bashkuar me të në synimin për këtë afrim të dy botëve të ndryshme. Mes lojtarëve që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë bamirësie janë Giorgio Chiellini, Matts Hummels dhe Kasper Schmeichel.
Nuk mbeti indiferent në këtë nismë të futbollistit spanjoll as Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili pranoi që të japë për bamirësi 1% të pagës së tij.
Kjo shifër prej 1% e pagës duket se nuk është një shifër e konsiderueshme për lojtarët, por është e rëndësishme për të ndryshuar jetët e personave të tjerë që po hasin në vështirësi të mëdha
loading...